Deputeti i PDK’s: Zgjedhje, ose tërheqje të nënshkrimeve (Video)

E publikuar: 26/01/2016 21:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Derisa partitë e koalicionit bashkëqeverisës janë shprehë të gatshme për nji emisar nga jashtë për zgjidhjen e krizës në Kuvend dhe kthimin e normaliteti, partitë opozitare nuk pranojnë ma asnji kompromis, pos zgjedhjeve.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhi thotë për Televizionin Rrokum se nji kërkesë të tillë e kanë ba edhe ndërkombëtarët, por ata nuk kanë me u tërheqë  deri në përmbushjen e kërkesave.

Ndërsa për analistin Imer Mushkolaj, situata asht aq e tensionueme, sa asnji ndërmjetësues nuk kishte me e kthye normalitetin në vend.

Por mundësin për zgjedhje ose tërheqje të nënshkrimeve nuk e mohon as deputeti i PDK’s, Nait Hasani.

Si LDK’ja ashtu edhe PDK’ja kane deklarue se zgjedhjet lokale kanë me u mbajtë në 2017, e ato nacionale në 2018.