Deputeti i PDK-se i ashpër me emrat e propozuar të Kurtit

E publikuar: 04/03/2026 12:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka reagur pas raportimeve se Glauk Konjufca ka refuzuar të jetë kandidat dhe në vend të tij është përmend Andin Hoti, ministër i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.

Ai ka thënë se kryeministri Kurti ka keqpërdorur shumë familje të cilët kanë dhënë shumë për luftën e Kosovës.

Postimi i plotë:

Fillimisht e keqpërdori familjen Balaj dhe Xheladini.

Më pas e keqpërdori familjen Dehari.

E keqpërdori edhe familjen Zymberaj.

Më pas e keqpërdori edhe familjen Bunjaku.

E keqperdori edhe familjen Konjufca.

Më pas e keqperdori familjen Haxhiu.

Së fundmi e keqpërdori familjen e shenjtë Jashari!

Cila familje e ka radhën?