Deputeti i LDK’së bëhet teatral teksa kërkon fakte për demarkacionin (Foto)

E publikuar: 16/12/2015 18:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i LDK’së Shpejtim Bulliqi i cili po thotë se Kosova ka humbur 8 mijë hektarë nga demarkacioni i Malit të Zi, është bërë paksa teatral dje në Pejë kur ka kërkuar fakte të reja për kufirin në arkiva. Se çfarë mund të gjejë në këto ambiente ky deputet mbetet të shihet.

Kërkimin e fakteve për demarkacionin e Malit të Zi  gjatë ditës se djeshme edhe deputeti i LDK’së nga Peja, Shpejtim Bulliqi. Ai në një postimi në Facebook ka treguar se këtë kërkim po e bëjnë në arkivin e këtij qyteti.

“Pamje nga angazhimet në punën tonë sot në Pejë, gjatë kërkimit të fakteve të reja dhe literaturës lidhur me demarkacionin Kosovë- Mali i Zi.  Keqardhje për gjendjen e arkivave te disa prej institucioneve tona, si pasojë e mos interesimit të tyre! SH.B”, ka shkruar ai në Facebook ku edhe ka bashkangjitur disa fotografi./Express/