Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Këtë lajm Selmanaj e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, me ç’rast ka treguar edhe për gjendjen e tij shëndetësore.
Ky është statusi i tij i plotë:
Qytetarë të nderuar!
Dje nga një kolege deputete pasi kishte pyetur per rezultatin tim, dikush nga laboratori i kishte thënë se jam negativ. Por si duket informata ka qen per testin e dy korrikut!
Para pak qasteve më thirren nga instituti dhe me njoftuan se kam rezultuar pozitiv!
Tash e pesë ditë jam me simptome të lehta. Vazhdoj të ndjehem mirë! Besoi se do ta kaloi edhe këtë sfidë!
Nga sot jam në vetëizolim!