Deputeti gjerman, Thomas Hacker ka reaguar lidhur me lajmet se Presidenca çeke e Bashkimit Evropian së shpejti do të rihapë diskutimin për liberalizimin e vizave, ndërkaq theksoi se Kosova e ka merituar liberalizimin e vizave shumë kohë më parë.
Hacker në një postim në Twitter shkruan se me të drejtë Presidenca çeke e BE-së po i përkushtohet kësaj teme.
“…Komisioni nuk duhet të çojë në diskutime të pafundme. Kosova ka merituar liberalizimin e vizave shumë kohë më parë”, tha ai.
Ndryshe, Presidenca çeke e Bashkimit Evropian së shpejti do të rihapë diskutimin për liberalizimin e vizave, ndërkaq lidhur me këtë çështje gjatë kësaj jave në Kosovë do të jetë ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky.
Tema e liberalizimit të vizave për Kosovën pritet të diskutohet këtë vjeshtë sapo Komisioni Evropian të finalizojë versionin e përditësuar të raportit të tij për gatishmërinë e Kosovës, ka shkruar Euractiv.