Deputeti gjerman Peter Beyer, i cili po qëndron në Kosovë pas tensioneve në Veri, ka folur rreth kërkesave të Francës, Gjermanisë dhe BE’së për zgjedhje të parakohshme në katër komunat komunat e Veriut si një rrugëdalje nga ngërçi atje, duke thënë “ta shohim si do të shkojë kjo”. Ai ka theksuar se kthimi i serbëve në institucione është i domosdoshëm dhe se zgjedhjet nuk duhet të bojkotohen edhe një herë.
Por, Beyer që pret ta takojë Kryeministrin gjatë vizitës në Kosovë, ka deklaruar se ka dëgjuar që Kurti është duke menduar për zgjedhje të jashtëzakonshme në gjithë vendin.
“Më lejoni të shtojë që dëgjova sot diçka që Kryeministri Albin Kurti është duke menduar për zgjedhje të jashtëzakonshme, pra jo vetëm në Veri por ndoshta në gjithë vendin. Kështu që nuk e di, është diçka që kam dëgjuar sot” ka thënë Beyer në një intervistë për Klan Kosova.
Në këtë kontekst, Beyer duke iu referuar Kurtit dhe Vuçiqit ka folur kundër lojërave taktike dhe kundër influencimit të serbvë nga Vuçiq për t’i bojkotuar zgjedhjet.
“Pra asnjë bojkot, asnjë lojë taktike, nëse ekziston një vullnet serioz për të shtyrë këtë vend përpara” ka thënë Beyer duke i përmendur Kurtin e Vuçiqin. Për këtë të fundit ai ka kërkuar direkt që të mos i shtyjë serbët drejt bojkotit të pasi ata janë shtetas të Kosovës dhe askush s’duhet të përzihet në këtë situatë./Express