Deputeti Gëzim Kelmendi nuk ndodhet ne Kuvend

E publikuar: 26/02/2016 14:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia Fjala, përmes rrjetit social e ka demantuar lajmin e dhënë me parë ne media, ku thuhej se Kryetari i kësaj partie të re, deputeti i pavarur Gezim Kelamendi, ka ndërruar mendjen ne lidhje me votimin e tij për president. Kohë më parë, deputeti Kelmendi publikisht kishte thënë, se nuk do ta votojë Hashim Thaçin për president, madje nuk do të qëndronte fare në sallë ditën kur do do të votohet për Thaçin president, mirëpo sot u dha lajmi se gjoja ai ka ndërruar mendjen dhe ka shkuar ne seancë. Partia Fjala pëmes një postimi në Facebook, ka bërë të qartë se Kryetari i sa-deputeti Kelmendi jo vetëm që nuk është në Kuvend, por ai madje është jashtë vendit. Ja postimi i plotë.

DEMANTIM

Të nderuar qytetarë të Kosovës,

Për hirë të korrektësisë ju njoftojmë se deputeti i Kuvendi të Kosovës njëherit Kryetar i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi momentalisht gjendet në Austri dhe mbrena ditës ai do jetë në Zvicër më një udhëtim zyrtar.

Ky reagim vjen pasi sapo u lëshua një deziformat së Deputeti Gëzim Kelmendi nderon mendje dhe kthehet në Kuvend për të votuar kandidatin për President.

/Infosot/