Deputeti Ferati flet ndërsa kolegët as që e ndëgjojnë!

E publikuar: 02/03/2020 18:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati po fliste rreth temës për të cilën ishte caktuar seanca, pra mos largimi i tarifës prej 100% ndaj produkteve nga Sërbia, Bosnja dhe Hercegovina, por as kush nga kolegët nuk e ndëgjonin.

Edhe pse Kryetarës së Kuvendit, Vjosa Osmani, i është dashur që të ia tërheq vërejtjën deputetëve prezent, shushurimat, zhurmat me zë të naltë nuk u ndalën.

Duke e parë këtë, deputeti Ferati e ndërpreu fjalimin 5 minuta më herët, dhe jo 10 minutat që i takojnë si përfaqësues i votuesve shqiptarë të Kosovës.