Deputeti Ermal Sadiku me propozim interesant për rrogën e 13-të
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, doli me propozimin që deputetët që kanë marrë rrogën e 13-të për vitin 20025 t’i japin nga 500 –1000 euro nga kjo rrogë, duke rikujtur se nesër është Dita e fëmijëve me autizëm.
“Së bashku mund të bëjmë mbi 50,000€”, shkruan Sadiku.
Postimi i plotë:
Të nderuar deputetë
Si deputet i ri, nuk dua ta luj rolin e protagonistit politik por gjithashtu dua ta bëj një propozim
Edhe pse kuvendi ska qenë aktiv si duhet këtë periudhë, 2025 deri sot, deputetët kanë marrë rrogën e 13-të!
Në një vend ku njerëzit luftojnë çdo ditë për jetesë, kjo nuk ka as logjikë, as ndjeshmëri. Një vend që mbështetet tek sektori privat, i njejti ska marre rrogen e 13te!
Prandaj, propozoj: secili deputet i republikës ti japë nga 500 – 1000€ nga kjo rrogë.
Nesër është dita e fëmijëve me autizëm.
Për ne është pak, për ta ka shumë vlerë.
Së bashku mund të bëjmë mbi 50,000€
Sepse politika fillon me njerëzinë.
Unë nuk e kam marrë rrogën e 13të por do të kontriboj me të njejtën shumë.

















