Deputeti bën cirkus në kuvendin e Serbisë për shkak të “mallit të tij” për Kosovën

E publikuar: 03/10/2017 15:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i partisë Dveri ka futur një gurë në Kuvend dhe filloi të recitojë një poemë “patriotike” për shkak të Kosovës.

Deputeti dhe kryetari i partisë ekstremiste Dveri Bosko Obradovic, në fillim të fjalimit të tij për Kosovën, ka nxjerrë një gurë, për të cilin thotë se e ka sjellë nga Kosova, e më pas ka recituar poemën e Djura Jaksic “Atdheu”:

“Edhe ky gurë i vendit Serbi, duke e  kërcënuar diellin i shqyen retë, me ballë të trishtuar dhe me rrudha të errëta…”

Atëherë e ndërpret kryetarja e kuvendit Gojkovic e cila i tha se “deputeti nuk mund të sjellë gurë në sallë”, dhe e luti sigurimin që “ta ndihmojë Obradovic’in” ta nxjerrë nga salla.

Më pas Obradovic ka thënë se ky nuk është “çfarëdo guri” por gurë nga Kosova, ndërsa Gojkovic ia kthen: “Provoni se e keni sjellë atë nga Kosova”.

“Sigurisht, dje isha në Kosovë dhe e morra këtë gurë”, ka thënë Obradovic.

Si duke kryetares së Parlamentit nuk i interesoi shumë prejardhja e gurit por dha një minutë pushim në mënyrë që të nxirret jashtë guri, dhe tha se nuk e kupton se si në të vërtet guri arriti në ndërtesën e Parlamentit, duke ditur se është e ndaluar futja e armëve, “gjërave të tilla” dhe gurëve.

“Nuk e di se si e keni futur atë, por kjo pyetje nuk është për juve”, ka thënë ajo duke aluduar në lëshimin e sigurimit.

Së shpejti seanca vazhdoi./gazetametro.net