Deputeti i AAK-së: Sondazhet, vetëm sa për të sjellë huti në mes të njerëzve

E publikuar: 29/09/2016 07:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bali Muharremaj, ka thënë se opozita nuk është fajtore për dështimet e Qeverisë.

Muharremaj ka thënë për “Epokën e re” se koalicioni qeverisës ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka sjellë shumë dëme shtetit të Kosovës.

Ai tha se Qeveria aktuale, përveçse nuk ka bërë asgjë në luftimin e krimit dhe korrupsionit, nuk e ka realizuar as premtimin për krijimin e vendeve të reja të punës.

 Kurse sa i përket demarkacionit me Malin e Zi, Muharremaj ka thënë se debati i mirëfilltë në mes të njerëzve kompetentë është zgjidhja kryesore për këtë çështje.

Ai ka folur edhe për sondazhet e fundit lidhur me renditjen e partive politike, duke thënë se ato janë bërë vetëm sa për të sjellë huti në mes të njerëzve.