Deputeti i AAK-së: Ekziston marrëveshje mes Haradinajt dhe Teuta Rugovës

E publikuar: 27/07/2017 22:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i zgjedhur i AAK’së, Shkumbin Demaliaj, ka thënë në Rrokum Roll se koalicioni PAN i ka votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryetarit te Kuvendit, por edhe të kryeministrit.

Ai ka mohur zërat prej opozitës se PAN’i nuk i ka votat e duhura, ndërsa ka bërë thirrje qe me i lënë anash inatet.

Sa i përket mundësisë qe me shku prape në zgjedhje, Demaliaj thotë se serish kishte me fituar PAN.

Për takimin e Haradinajt me Teuta Rugovën,  Demaliaj thotë se AAK ka një marrëveshje me te.

“Mbas takimit të z.Haradinaj me familjen Rugova, ekziston një marrëveshje e bashkëpunimit”, thotë ai.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=KXmTSsnPndU