Tre deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, Albulena Haxhiut dhe Faton Topallit, dhe deputetes së AAK-së Donika Kadaj – Bujupi u është vazhduar arresti shtëpiak.
Para gjyqtarit, Albin Kurti tha se nuk mbrohet e as nuk hesht sepse konsideron se po gjykohet nga një trup gjykues jo i duhur.
Para trupit gjykues sot u paraqit edhe deputetja Albulena Haxhiu, cila në pyetjen e gjyqtarit se a do të mbrohet në heshtje, ajo tha se nuk mbrohet në heshtje, por nuk do të përgjigjet në pyetjet e prokurorisë e as të trupit gjykues.
Edhe deputetja, Donika Kadaj Bujupi para trupit gjykues tha se nuk pranon të përgjigjet në pyetjet e prokurorit dhe trupit gjykues me arsyetimin se ky është proces politik.
Njëjtë ka vepruar edhe deputeti i katërt i paraqitur në seancën e sotme, Faton Topalli ka thënë se për veprimet dhe qëndrimet e tij politike nuk do të deklarohet.

















