Deputetëve u erdhi një njoftim nga Kushtetuesja, u jepet afat për komente deri me 19 maj

E publikuar: 15/05/2025 11:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetët kur kanë hy sot në seancë kanë pasur para vetes një dokument.

Bëhet fjalë për një njoftim nga Gjykata Kushtetuese, lidhur me kërkesën e dorëzuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës rreth vendimit për votim të fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, të marrë nga Kryesuesi i seancës, Avni Dehari.

Letrat janë shpërndarë nga Sekretaria e Kuvendit, ku bëhet e ditur se deputetët mund të çojnë komente deri më 19 maj.

“Deputetët e Kuvendit mund t’i paraqesin komentet e tyre me shkrim, nëse kanë lidhur me kërkesën e lartëshënuar, jo më vonë se më 19 maj 2025”,thuhet në njoftim.