Disa prej deputetëve janë mbledhur në Kuvendin e Kosovës për seancën e re plenare. Ndër të paret që kanë arritur janë edhe deputetët Milaim Zeka dhe Frashër Krasniqi, të cilët patën përleshje fizike para pak ditësh në një emision televiziv.
Në këtë seancë do të zhvillohen pyetje parlamentare, miratimit I procesverbaleve nga seanca e mëparshme dhe shqyrtimi i propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare.
Në rend të ditës gjithashtu është edhe interpelanca e thirrur sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës rreth akuzave për ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo. /Express/





















