Deputetët kanë nisur të arrijnë në Kuvend

E publikuar: 20/03/2018 15:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kur kanë mbetur edhe rreth gjysmë ore nga fillimi i seancës së jashtëzakonshme për demarkacionin, tashmë në ndërtesën e Kuvendit kanë filluar të vijnë deputetët.

Deputetët e GDP-së, Visar Ymeri dhe Driton Çaushi, janë parë tek kanë hyrë në ndërtesë. Në ndërtesën e Kuvendit ka arritur edhe deputeti i PDK-së, Nait Hasani, raporton KP.

Image

Hasani nuk dihet se si do të votojë pasi që më herët ka deklaruar se do të votojë kundër.

Ndërsa 12 deputetët e Grupit të Pavarur janë deklaruar kundër demarkacionit me Malin e Zi, njëjtë me ish-kolegët e tyre nga Vetëvendosje./koha.net/