Dy deputetët e grupit parlamentar të Listës Serbe, Adem Hodza, nga komuniteti goran, dhe Fadil Gashi nga komuniteti rom, e kanë pranuar se iu është kërkuar vota për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.
Në një intervistë për “Paparaci”, të dy e kanë pranuar se kanë votuar për Vjosa Osmanin presidente pasi kanë marrë “aminin”, në atë kohë nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq.
Ata kanë treguar se kanë pasur edhe një takim me kryeministrin Albin Kurti para se të shkonin në seancën e votimit të presidentes.
Deputeti Fadil Gashi thotë se urdhri kishte ardhur nga Milan Radojiçiq.
“Neve na bindi … unë përsëri po kthehem … kolegu im Adem Hoxha ka biseduar me nënkryetarin e Listës Serbe Millan Radoiçiq…”, thotë deputeti Gashi.
“Unë po përsëris, unë nuk kam folur me të [me Radoçiqin, v.j], Adem Hoxha ka folur me të edhe … unë jam për herë të parë deputet … dhe si më ka thënë z. Radoiçiqi .. konsultohu me Ademin, Adem Hoxhën, ashtu edhe kemi vepruar”, ka shtuar ai.