Deputetët gjermanë thonë se politikë bërja e tyre do të ketë vëmendje të shtuar për Kosovën

E publikuar: 06/02/2022 18:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim deputetët e Parlamentit Gjerman, Christian Petry, nga Partia Social Demokrate SPD dhe Boris Mijatović, nga Partia e Gjelbër.

Deputeti Petry falënderoi kryeministrin për takimin. Ai theksoi që është i gëzuar që Kosova është rreshtuar me shtetet që shkojnë drejt Bashkimit Evropian.

Deputetët u interesuan për situatën aktuale si dhe marrëdhëniet bilaterale me shtetet fqinje. Kryeministri theksoi se shpreson që Kancelari Scholz e rikthen Procesin e Berlinit në vëmendje të akterëve në Bashkimin Evropian.

Deputeti Mijatović theksoi rëndësinë e faktit që në marrëveshjen e koalicionit të qeverisë gjermane është i theksuar integriteti territorial i Bosnjës dhe se kjo vlen për tërë rajonin.

Në fund të takimit, deputetët gjermanë theksuan se te politikë bërja gjermane do të ketë vëmendje të shtuar për Kosovën dhe rajonin, si dhe premtuan mbështetjen e tyre për objektivat e përbashkëta.