Deputetët fillojnë të mblidhen në Kuvend

E publikuar: 03/08/2017 09:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot do të mbahet seanca e parë e Legjislaturës së Gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Disa deputetë nga partitë politike tashmë kanë hyrë në Kuvend.

Kreu i VV-së Visar Ymeri, bashkë me Dardan Molliqajn e Aida Dergutim mberrijnë në Kuvend, raporton Express.

Në Kuvend është parë duke hyrë edhe Mërgim Lushtaku nga radhët e PDK-së.

Seanca do të fillojë në orën 10:00, pika kryesore e ditës është të zgjedhet kryetari dhe e nënkryetarët e Kuvendit./Express