(E plotësuar) Pas rreth 20 minutash pauzë, ka rinisur seanca konstituive. Kryesuesi i vazhdimit të seancës konstitutive Adem Mikullovci, tregoi se të pranishëm janë vetëm 53 deputetë.Nuk janë të pranishëm, minoritet, koalicioni PAN, Teuta Rugova nga LDK dhe disa nga koalicioni LAA.
……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………..
Në mungesë të kuorumit, kryesuesi i seancës Adem Mikullovci e ka ndërprerë seancën për 15 minuta.Në seancë mungojnë deputetët e PAN-it dhe minoritetet, ndërsa të pranishëm ishin vetëm 55 deputetë. Në seancë nuk ka marrë pjesë as deputeti i PAN-it, Milaim Zeka i cili në seancat e kaluara ishte i pranishëm.
…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………..
Tashmë deputetë të Kuvendit kanë filluar të hyjnë në Kuvend për vazhdimin e seancës konstituive, ndërkaq deputetët e PAN-it kanë paralajmëruar sërish se do ta bojkotojnë.
Seanca e cila pritet të fillojë në ora 10:00 do të udhëhiqet nga kryesuesi, deputeti më i moshuar i përbërjes së re parlamentare Adem Mikullovci.
Ndryshe, kryesuesi i seancës Adem Mikullovci ka thënë se seanca e së hënës sotme do të zhvillohet me apo pa koalicionin PAN.
Ai thotë se shpreson se ky i fundit do t’i përgjigjet ftesës për pjesëmarrje në seancë.
















