Deputetët e Vetëvendosjes “caktojnë” vijën kufitare me Malin e Zi (Foto)

E publikuar: 27/06/2016 13:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë vendosur një “shenjë” në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Fisnik Ismajli një llogarinë e tij “Facebook”, ka shkruar se shenja e vendosur cakton pikën kufitare me Malin e Zi. Ai po ashtu ka thënë se do të vazhdojnë të kundërshtojnë, siç thotë ai, faljen e tokave të Kosovës.KDeputetët e Vetëvendosjes “caktojnë” vijën kufitare me Malin e Zi. Ky është postimi i plotë i Ismajlit:Kjo pikë është kufiri i vërtetë në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, ku ne, Deputetët e Republikës së Kosovës, e vendosëm këtë shenjë, e cila është 8 km prej pikës ku gjendet policia e Kosovës dhe 2 km nga ajo e Malit të Zi. Ne vazhdojmë ta kundërshtojmë faljen e tokave të Kosovës me çdo kusht.
14670234862384981_w1