Deputetët e PS-së kanë shfryrë një mllef të akumuluar prej muajsh, ndaj ministrave të qeverisë, në përballjen që patën sot në mbledhjen e përbashkët në Kryesinë e Kuvendit.
“lMinistrat nuk na përgjigjen, janë bërë si pronarë firmash. Ministrat nuk flasin normalisht as për çështje të ligjshme”, u shpreh deputeti Pjerin Ndreu. Por, me të janë bashkuar edhe Mimi Kodheli, Vullnet Sinaj, Xhemal Qefalia.
Ankesat kanë shpërthyer pas largimit nga mbledhja, të Ramës.
Ka qënë vetë kryeministri që e ka kërkuar dhe sanksionuar përballjen mes palëve me një Marrëveshje Mirëkuptimi midis tyre që në fillim të këtij mandati qeverisës.

















