Deputetët e Listës Serbe për shtyrje ose bojkot të seancës

E publikuar: 26/02/2016 09:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesit e serbëve në Kuvendin e Kosovës, me shumë gjasa, ose do ta bojkotojnë ose do të kërkojnë shtyrjen e mbledhjes së sotme në të cilën pritet të zgjidhet kryetari i ri i Kosovës.

Pothuaj në tërësi është përjashtuar opsioni që deputetët e Listës Serbe të përkrahin cilindo kandidat për kryetar të vendit nga Partia Demokratike e Kosovës, Hashim Thaçin apo Rafet Ramën.

Përfaqësuesit e Listës Serbe të enjten kanë pasur konsultime me partnerët shqiptarë të koalicionit si dhe me drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq për të shqyrtuar hapat e mëtejmë dhe për marrë vendimin në interesin më të mirë për serbët në Kosovë, shkruan Novosti, transmeton Koha.net.

Kryetari i Listës Serbe dhe shefi i grupit të saj parlamentar Slavko Simiq, pas takimit me Gjuriqin në Gorazhdec, ka thënë se vendimi do të merret në prag të mbledhjes në orën 11 pa dashur të saktësojë nëse do të marrë fare pjesë në mbledhje.

“Asnjë deputet yni nuk udhëhiqet me logjikën e interesit të vet. Vendimin do ta marrim në interes të popullit serb e me konsultime me Beogradin e edhe me partnerët e koalicionit”, ka thënë Simiq.