Deputetet e Kosoves qe e votuan Gjykaten Speciale, drejtësinë e luftës e UÇK-se ia dorezuan Vuçiqit

E publikuar: 28/06/2020 14:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Xhevdet Smakiqit

Peshorja e Drejtësisë në dorën e Gebellësit!

Aleksander Vuçiqi kishte detyrën e ngjashme Minister i Infromacionit në Qeverinë e Sllobodan Milloshoviçit 1999, sikurse Gebelles 1944 qe ishte Minister i Propagandes se Hitlerit-Raihut III.

Përderisa Gebellës jepte udhëzime këshilla dhe formulime se si genjeshtrën ta zmadhonte dhe te vërtetetën ta deformonte në genjeshtër 1941-1945, për fatin e keq tonin si komb viktimë,Vuçiqi tejkaloi çdo arritje Gebellsiane 2010-2020 përmes raportit te Dick Martyt.

Te arrish ti akuzosh ushtarët e UÇK- së, në një proces gjyqësor edhe pse formalishtë i Republikes se Kosovës në përmbajtje gjykate penale nderkombëtare në Hagë te Holandes, i bjen sikur ta akuzoheshin ushtarët e aleances përndimore te udhëhequra nga Brintania e Madhe kundër nazizmit, pasiqe edhe në vitin 1999 plumbat dhe predhat NATO-së dhe UÇK-së kishin shënjestrën e njejtë.

Pra peshorja drejtësisë me gabimin fatal te deputetëve te Kuvendit te Kosovës me 03 Gusht 2015 ju la në dorë Gebellsit te Milloshoviçit- Aleksandër Vuçiq.

UÇK-ja përjetësishtë e ka vulën e drejtësisë së kombit dhe te zotit sepse ishte krijesa më kulmore Kosovës se okupuar nga Sebo-jugosllavia hera parë 1913 dhe 1945 hera dytë e deri 1999 kur u shporr me turpin e bararisë kriminale mbi kombin me të vjetër në Ballkan.

Fatet indivduale te ushtarëve te UÇK-së edhe pse tashmë janë dëmtuar viktimizuar, ato janë vazhdim i luftës për të vërtetën e kombit tonë si viktimë përball regjimit kriminal te Serbisë se Miloshoviçit 1999 dhe propagandës se Serbisë se Vuçiqit 2020.

Pafajësia kurdo qe konfirmohet zhdukë njollat e gjykimit politik te propagandes se Dick Martyt.