Deputetët e AAK’së nisin vizitat nëpër komuna

E publikuar: 06/07/2015 21:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetët e AAK’së të udhëhequr nga kryetarja e grupit Donika Kadaj-Bujupi, kanë nisur vizitat nëpër komuna. E gjithë kjo si pjesë e evidentimit të prioriteteve qytetare para rishikimit të buxhetit në Kuvendin e Kosovës.

Komunat e para që janë vzituar ishin Obiliqi, Lipjani dhe Shtimja.

“Në Komunën e Obiliqit ata janë pritur nga kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, nga drejtorët komunalë dhe asambleistët e AK të Obiliqit.

Ndërsa në Komunën e Lypjanit janë takuar me Nënkryetarin e Komunës, Fitim Selimi, drejtorët komunalë dhe asamblistë të shumtë.

Temë në këto takime ishte mundësia e bashkëpunimit në nivelin lokal dhe atë qendror, investimet nëpër sektorë të ndryshëm, rishikimi i buxhetit nga Kuvendi i Kosovës dhe investimet e parapara për projekte konkrete nëpër komuna.

Është diskutuara edhe për angazhimin e deputetëve të AAK-së nëpër komisionet përkatëse, për t’i shtyrë përpara projektet e rëndësishme që shkojnë në favor të përmirësimit të jetës së qytetarëve të vendit.

U konkludua se buxheti i Republikës se Kosovës, si instrument kryesor i aksionit ekonomik të qeverisë, nuk duhet trajtuar si pronë që i takon qeverisë dhe nuk duhet të shpërndahet, bazuar në agjendat dhe prioritetet e pushtetit, por sipas interesit të qytetarit dhe kriterit të kthimit të taksave tek qytetarët, sipas kontributit dhe nevojës”, thuhet në komunikatën për media të AAK’së.