Deputetët e AAK vendosin pankartë në Kuvend: Edhe nëse Qeveria harron, populli nuk harron

E publikuar: 15/06/2023 11:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetët e AAK-së kanë vendosur pankarta në foltoren e Kuvendit të Kosovës me flamujt e SeBA-së dhe NATO-s, raporton Ekonomia Online.

“Edhe nëse Qeveria harron, populli nuk harron”, thuhet në to.

Kjo protestë e AAK-së vjen pas akuzave të kësaj partie drejtuar Qeverisë për dëmtim të aleancës me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës.