Departamenti Amerikan i Shtetit: Ambasadori Delawie ka shprehur qëndrimet e SHBA-së

20.02.2016 13:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Departamenti Amerikan i Shtetit ka komentuar sulmet kundër ambasadorit amerikan Delawie nga politikanë të opozitës dhe së fundmi edhe peticionin online kundër tij, në të cilin po shkruajnë kryesisht militantë të Vetëvendosjes.

Korrespodenti i RTK-së në Washington, duke i thirrur në një reagim të Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), ka thënë se ambasadori Delawie nuk është vetëm një individ, por ai përfaqëson interesat dhe politikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
“Në Kosovë ka të pakënaqur me kritikat e ambasadorëve perëndimorë lidhur me mjetet që po përdorin deputetët e opozitës për të penguar mbarëvajtjen e seancave të Kuvendit të Kosovës, e sidomos me deklaratat më të zëshme të ambasadorit amerikan, Greg Delawie. Deklaratat e z. Delawie janë qëndrime të diplomacisë amerikane nga Washingtoni, janë të Departmentit të Shtetit dhe të Shtëpisë së Bardhë. Janë qëndrimet që i ka thënë në fund të nëntorit në Prishtinë edhe vetë kryediplomati amerikan, Sekretari i Shtetit, John Kerry. Ndërkaq ‘neveria’ e thënë nga ambasadori Delawie dje është thënë më shumë se njëherë në zyrat e Departmentit të Shtetit në Foggy Bottom. Kjo ‘neveri’ është përkthyer edhe në moslejim të hyrjes në SHBA tash një vit të gjithë atyre deputetëve të Kuvendit të Kosovës që janë identifikuar si të dhunshëm”, ka konfirmuar korrespodenti i RTK-së, Sulejman Gashi.

Ditë më parë ishte raportuar se edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, është futur në Visa-Ban, gjë që edhe ia kishte pamundësuar shkuarjen në SHBA për Lutjet e Mëngjesit.

Sipas korrespodentit të RTK-së, ambasadorët amerikanë emërohen nga Presidenti dhe një ambasador mund të jetë një zyrtar i karrierës nga Shërbimi i Jashtëm ose një i emëruar politik. “Ambasadori Delawie është një zyrtar i karrierës me mbi 30 vjet në shërbimin e jashtëm dhe deklaratat që jepë nuk i ka vetëm vlerësime individuale”, ka thënë ai.

Duke e paraqitur si qëndrim të Departamentit të Shtetit amerikan, korrespodenti i RTK-së ka thënë se kërkesa për ndërrimin e një ambasadori është një gjest i rëndë diplomatik, qoftë nëse vjen edhe nga opozita apo ‘analistë të pavarur’ dhe mund t’i kushtojë shumë Kosovës dhe marrëdhënieve të saj me Shtetet e Bashkuara.

Ambasadori Amerikan në Prishtinë ka thënë se ‘protestat e dhunshme të opozitës e dëmtojnë shumë të ardhmen e Kosovës, duke ua përkujtuar kosovarëve se “17, 18 vjet më parë, mijëra qytetarë të Kosovës kanë vdekur për liri dhe pavarësi.’
Një gjë që nuk e ka thënë ambasadori amerikan, e që sipas korrespodentit të RTK-së, sigurisht e kishte ndërmend është se 17 vjet më parë, Shtetet e Bashkuara, me ndërhyrjen e tyre ushtarake duke udhëhequr sulmet e NATO-së ishin vendimtar në çlirimin e Kosovës. Pikërisht për këtë fakt, sipas tij, Shtetet e Bashkuara dhe ambasadori amerikan i japin të drejtë vetes ‘të ndërhyjnë’ në ecuritë politike dhe shtetndërtimin në Kosovë.

“Stabiliteti i Kosovës është interes i SHBA, ndërsa jostabiliteti cenon sigurinë dhe interesat amerikane. Dhe kjo është arsyeja që SHBA duan të ruajnë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, investimin e tyre më të madh politik, ushtarak, diplomatik dhe financiar në gjysmëshekullin e fundit në Ballkan”, ka thënë ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së