Denoncon Konjufca: Komisioni tjetërsoi peticionin e 35 mijë kosovarëve për rrymën!

E publikuar: 07/07/2015 21:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Glauk Konjufca, kryetar i Grupit Parlamentar te Levizjes Vetevendosje, nepermjet nji lidhje direkte telefonike ne televizionin Rrokum, foli per peticionin e rreth 35 mije qytetareve per uljen e çmimit te rrymes nga ana e Zyres Rregullatore te Enerjgise, e cila e rriti me rreth 5%.

Kjo zyre ka qene ne anen e privatizuesit, – tha Konjufca, – e jo ne anen e qytetareve.

Na e kemi diskutue ne Kryesi, dhe te Ejten peticioni shqyrtohen ne seancen e Kuvendit.

Konjufca alarmoi se ndryshe nga sa kane kerkue qytetaret, shkarkimin e bordit te ZRRE dhe uljen e cmimit, kerkesat e tyne kane ardhe te ndryshueme ne Kuvend, e ky asht nji veprim i paprecedent ne praktiken parlamentare ne Kosove e ne bote.

Koorporatat gjithnji e ma shume e kane ble politiken ne Kosove, – theksoi deputeti i VV tue shpjegue mekanizmin e ndryshimit te kerkesave te qytetareve.

Ata e kane hedhe firmen per diçka, e ne Kuvend vjen dicka tjeter, – tha Konjufca. – Peticioni asht shtrembnue aq shume sa ata qe e kane votue, nuk e njohin ma tekstin per te cilin kane hedhe nenshkrimet.

Kryetari i Grupit Parlamentar te VV bani pergjegjes per ndryshimin e kerkesave te peticionit, Komisionin perkates parlamentar. Rekomandimet qe ky komision na ka sjelle, nuk kane lidhje me kerkesat e peticionit, – perfundoi Konjufca.