Denoncohet diplomati mashtrues nga Kosova, vidhte delegatët

04.06.2015 19:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Denoncohet diplomati mashtrues nga Kosova, vidhte delegatët

Drejtuesi i organizatës Global Youth for Balkan, Klevis Rreshka, është denoncuar në Policinë e Shqipërisë për mashtrim nga Sazan Isufi, Tribun Berisha, Jerina Qarri, Blend Halili.

Këta do duhej të ishin pjesëmarrës në konferencën BalkanMUN që ishte paraparë të mbahej me 6-10 maj në Sarandë.

Sipas Sazan Isufit, Klevis Rreshka për herë të tretë anulon konferenca ndërkombëtare në Shqipëri, Kosovë,Mal të Zi dhe Serbi pa dhënë shumë shpjegime. Ai thotë se Rreshka përveç që anulonte ato, nuk i kthente as paratë e paguara nga delegatët.

I njëjti person, akuzohet se nëpërmjet organizimeve ‘BalkanMUN’, ‘RoundTable Dialouge Serbia-Kosovo’ ka vjedhur parat e pjesëmarrësve e më pas i ka anuluar konferencat.

Katër të rinjtë kosovarë që e akuzojnë Klevis Reshkën tregojnë se gjithçka nisi në Podgoricë ku djaloshi i cili e quante vetën diplomat mashtroi pjesëmarrësit nga shumë vende të botës, duke ia marrë paratë dhe duke e mos e paguar hotelin.

“Nuk është hera e parë që Klevisi gënjen shumë njerëz. Kjo është hera e tretë që ai ka mashtruar njerëzit në konferenca. Ne u përgatitëm për konferencën që sipas atij do të ishte më e madhja në Balkan. Kur në momentin e fundit gjithçka anulohet pa arsye bindëse. Na tha që parat kanë me u kthy deri me 31 Maj por kjo s’ka ndodhur ende. Kjo vjedhje e parave”, tha për Gazetën Express njëri nga këta delegatë të konferencës.

Sipas po të njëjtëve, kajmaku dhe kulmi ishte kur një ditë para konferencës ‘Balkan Mun 2015′, që do ishte paraparë të organizohej me 6-9 Maj në Sarandë, u anulua nga Reshka. Ata tregojnë se në emailin e dërguar delegatëve si njoftim, Klevis Reshka kishte shkruar se kishin një keqkuptim me hotelin dhe duhet anuluar konferenca.

Tutje, tre kosovarët që po e akuzojnë shtetasin shqiptar tregojnë se Klevisi kishte premtuar se do të rimbursohen parat e konferencës dhe gjysma e shumës së tiketës së udhëtimit, deri me datën 31 Maj. Ndërsa, sipas tyre, sot, kur është data 4 Qershor diçka e tillë ende nuk ka ndodhur.

Për gjithë këtë, delegatët e BalkanMUN dhe viktimat e këtij mashtrimi kanë denoncuar rastin në Policinë e Shtetit Shqiptarë duke dërguar kallëzim penal në sektorin ekonomik dhe të krimit nga disa shtetas të Kosovës. Disa nga denoncuesit janë Sazan Isufi, Tribun Berisha, Jerina Qarri, Blend Halili, përfshihen edhe të tjerë emra delegatësh të organizimit.

“Klevisi po vazhdon të na gënjejë neve delegatët e BalkanMUN duke thënë se do të na kthejë parat. Ky rast është raportuar në polici nga dy persona. Ne prej Kosovës e kemi dërgu dje kallximin penal me 4 persona të tjerë. Aty i kemi bashkangjitë të gjithë emrat e delegatëve që janë mashtruar”, tregoi për Gazetën Express, Sazan Isufi.

Nga ana tjetër, Gazeta Express ka siguruar dy dokumente të cilat tregojnë rregullat e organizimit të konferencës e ku ndër-tjera thuhet edhe se nëse dështon konferenca parat do të rimbursohen. Po ashtu, Gazeta Express posedon edhe fletëpagesat e delegatëve dhe e-mailin e dërguar nga ai për anulimin e konferencës.

Personi në fjalë, Klevis Reshka i cili është edhe pjesë aktive e rinisë së Partisë Demokratike (PD) në Bashkinë e Librazhdit të Shqipërisë, i kontaktuar nga Gazeta Express për të marrë versionin e tij në lidhje me akuzat, në vend se t’i jap ato, ai ka kërcënuar gazetën.

“Për raste te tilla merret gjykata apo prokuroria . Në qoftë se nuk doni te keni probleme dhe mos bëj denoncim ndaj Gazetës atëherë mendojeni 2 herë . Si ju me kanë kontaktuar shumë gazeta . Dhe kanë provuar që ky lajm s’duhet të publikohet . Faleminderit dhe çdo te mirë”, thotë ai në përgjigjen e tij me shkrim.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare