
Ish kryeministri Sali Berisha dhe Kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar projektligji “Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 9385, date 4.5.2005 “Per pyjet dhe sherbimin pyjor”, te ndryshuar./r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.
“Një sasi e madhe droge, posedues i së cilës është edhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi, është djegur gjatë natës”. Ky është denoncimi që i është dhënë jehonë nga ish kryeministri Sali Berisha, përmes faqes së tij në Facebook.
Ish kryeministri shprehet se kjo ishte arsyeja pse Ruçi i dha afat Tahirit, duke shtyrë për nesër vendimin e komisionit të mandateve, duke aluduar kështu se Tahiri ka qenë në dijeni se kryeparlamentari ka qenë i përfshirë në trafik droge.
Ja çfarë shkruan Berisha:
Ja pse don Gramozi shkeli Kushtetuten dhe regulloren ne mbrojtje te Saje qorrit!
Digjet ne Salari kulla e madhe e “barit” e Qerem Braçit!
Lexoni mesazhin e salariotit dixhital! sb
“Doktorr pershendetje..Nuk paske marr vesh djegien e kullës së madhe te “barit” ne Salari pronë e Qerem Braçit mbrëmë natën, para se te venin ca Iveko te Policis? Aq bar sa krejt Vlora s’e kishte me gjith Habilajt..T’fala shokut Gramoz-humbje madhe per te..
nëna e ketij trafikantit eshte kusherira e pare e Gramozit,personi ka qenur problematik ne komunen Frakull ka pervetesuar disa toka te te tjereve se bashku me kryetarin e komunes Viktor Çervanaku,..Qeremi ka afera te perbashketa me Gramozin mbjellin se bashku siperfaqesh te medha me kanabis ne vendin e quajtur “Qafa e Kreshës” per tre vjet rresht. me ndihmene tij ai ka arritur drejtor i Ujsjellsit Tiranes emruar nga Lal Fiku..dhe i hequr pas pak ditve e fut ne burg per vepra te tjera ..??!!…plagosje ai se bashku me djemt e tij ne Levan te disa personave dhe asnje dit burg…”

















