Gjykata ka marrë vendim për Nuhi Mavrovqani nga Kamenica për vrasjen e gruas së tij.
Gjykata atij i ka shqiptuar dënim të përjetshëm, nën akuzat për vrasje të rëndë
Mavrovqani e kishte pranuar fajësinë pjesërisht për vrasjen e gruas së tij, teksa sot aktgjykimi është shpallur nga trupi gjykues në Gjykatën Themelore të Gjilanit, transmeton Express.
Rasti kishte ndodhur më 25 korrik në Kamenicë, teksa tanimë i dënuari e kishte kryer aktin me një mjet të fortë.