Dënohet me 700 euro mërgimtari që e kërcënoi me jetë Vehbi Kajtazin: Kurti është t’u e shkatërruar diasporën

E publikuar: 09/08/2023 12:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari Vehbi Kajtazi ka njoftuar se një person që e kishte kërcënuar me jetë është dënuar me 700 euro.

Kajtazi ka thënë se i dënuari jeton në Paris dhe në momentin që ka hyrë në kufi e kanë arrestuar.

“Dje me erdhi nje vendim gjykate. Nje person qe me ka kercenu me jete eshte denuar 700 euro. Tipi jeton ne Paris. Ne momentin qe ka hy ne kufi e kane arrestu. Kish kerku falje, ndonese une nuk kam qene ne séance”, ka shkruar Kajtazi.

Kajtazi ka thënë se 5 mërgimtarë janë dënuar këtë muaj për kërcënime dhe ka shtuar se diasporën është duke e shkatërruar Albin Kurti.

“Ajo qe po du me thane eshte se nja 5 bashkatdhetare tane jane denu kete muaj per kercenime. Ne vend qe me shku ne familjet e tyre, ata fillimisht shkojne ne burg. Çka po du me thane me kete eshte se diasporen jemi tu e shkaterru. Me saktesisht eshte tu e shkaterru Albin Kurti. I ka ba kriminela e budalle. Kjo eshte fatkeqesi per neve, per ta, per vendin. Pushime te kendeshme njerezve te mire te vendit tone! Debillat para drejtesise”, ka shkruar Kajtazi.