Dënohet me 2 mijë euro AAK-ja në Prishtinë

E publikuar: 04/02/2021 17:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është dënuar me gjobë prej 2 mijë eurosh për shkak të shkeljes së Ligjit antiCOVID.

Kështu ka bërë të ditur kryeinspektori i Inspektoratit të Prishtinës, Adonis Tahiri përmes një postimi në Facebook.
Tahiri ka publikuar disa fotografi të cilat i kishte publikuar kandidati për deputet i AAK-së, Daut Haradinaj gjatë një tubimi ku ishin mbledhur persona të shumtë brenda një hapësire të mbyllur.

“Askush mbi ligjin. Grumbullim i më shumë njerëzve – në kundërshtim me vendimin qeveritar; Shkelje e Ligjit për parandalim dhe luftim te Covdi19”, shkruan Tahiri.