Në një mbrëmje të mbushur me emocione dy finalistët Denisa dhe Roelti shpalosën në kuzhinën e MasterChef talentin, krijimitarinë dhe pasionin për kuzhinën ndonëse në moshë të vogël.
13-vjeçarja Denisa arriti të triumfojë me pjatat e saj, por edhe gatimet e Roeltit nuk kanë mbetur pas. Për shefat ka qenë një zgjedhje mjaft e vështirë mes të dyve. Të pranishëm në finale ishin gjithashtu edhe ish-konkurrentët e këtij edicioni si dhe familjarë dhe të afërm të finalistëve.
Denisa fitoi kupën e MCH Junior Albania si dhe një udhëtim në Disneyland. Ndërkohë audicionet për sezonin e dytë të MCH Junior Albania kanë nisur dhe shumë fëmijë kanë shkruar për të qenë pjesë e kësaj gare të veçantë gatimi./Gazeta Express/


















