Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas deklaratave të ish-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, James P. Rubin, i cili ka folur për procesin gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Rubin ka theksuar se një dënim i tyre pa prova do të ishte “një njollë e tmerrshme në sistemin juridik ndërkombëtar” dhe “një tragjedi e vërtetë për njerëzit që luftuan dhe dhanë jetën për lirinë”.
“Lutem që kjo të mos ndodhë, do të ishte një tragjedi e vërtetë për njerëzit që luftuan dhe dhanë jetën për lirinë, të shpalleshin fajtorë pa asnjë provë. Do të ishte një njollë e tmerrshme në sistemin juridik ndërkombëtar”, është shprehur Rubin.
Këtë pjesë nga podcasti e ka shpërndarë edhe kryeministri Edi Rama, me ane të një postimi në Facebook, duke e shoqëruar me shprehjen “Liria ka emër”.

















