Dënimet me vdekje, ja vendet ku ekzekutohen më shumë të dënuar

E publikuar: 05/01/2016 15:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një studim i ri zbulon “hartën” e ekzekutimeve me vdekje nëpër botë. Ndërsa ekzekutimi me prerje koke i 47 personave në Arabinë Saudite është ende ndër titujt kryesorë në media, mund të duket paksa i çuditshëm fakti se ky vend nuk është vendi ku ekzekutohen më shumë dënime me vdekje.

Me më shumë se 1000 ekzekutime në vitin 2014, Kina kryeson listën e vendeve me numrin më të madh të dënimeve me vdekje.

Megjithatë, në raport me popullsinë, ekzekutimet në Iran krahasuar me ato në Kinë janë në nivele alarmante. Në vitin 2014, atje janë ekzekutuar 298 persona, duke e bërë Iranin vendin e dytë në listë për numrin e dënimeve me vdekje të ekzekutuara nga shteti.

Në vend të tretë renditet Arabia Saudite,  në vend të katërt Iraku dhe në vend të pestë qëndrojnë SHBA-të, ku një pjesë e madhe e shteteve e kanë të ligjshëm dënimin me vdekje.

Të dhënat janë publikuar nga Amnesty International.

harta