Dënim modest për të akuzuarit për djegien e Ambasadës së SHBA-ve në Beograd

E publikuar: 09/09/2015 14:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata e lartë në Beograd ka dënuar me kusht nëntë persona të akuzuar për zjarrvënie në ndërtesën ku ndodhej Ambasada e SHBA-ve menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, gjatë protestës me moton “Kosova është Serbisë”. Nga ky gjykim janë liruar dy persona.

Sipas B92, të gjithë të tjerët të tjerët janë dënuar me nga pesë deri në dhjetë muaj, të cilat nuk janë të detyruar t’i vuajnë përderisa gjatë tre vjetëve nuk kryejnë ndonjë vepër penale.

Në aktakuzë të prokurorisë thuhet se të gjithë këta persona janë akuzuar për kanosje të rrezikut të përgjithshëm, ndërsa pala mbrojtëse e ka mohuar një gjë të tillë, transmeton lajmi.net.

Sipas kësaj aktakuzë thuhet se të akuzuarit, në mënyrë të organizuar kanë shkuar deri të ambasada amerikane në Beograd, duke gjuajtur me gurë në drejtim të ndërtesës, fishekzjarrë dhe gjësende tjera, duke bërë që ndërtesa të përfshihet në flakë.

Në mesin e të akuzuarve si të përfshirë në këtë ngjarje janë edhe zyrtarë të lartë të Policisë së Serbisë./lajmi.net/