Dëmtohet Pepe, 3 javë jashtë fushave

E publikuar: 07/08/2015 18:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pepe iu nënshtrua testeve mjekësore të cilat evidentuan se mbrojtësi i Realit të Madridit ka pësuar një dëmtim muskulor në këmbën e djathtë, që i është shkaktuar të Mërkurën e kaluar në finalen e Audi Cup, të humbur 1-0 përballë Bayernit të Mynihut. Ai i portugezit është dëmtimi i 6-të që pësojnë lojtarët e Los Blancos gjatë këtyre përgatitjeve para sezonale, pasi deri më tani janë dëmtuar edhe Modric, Benzema dy herë, Cristiano Ronaldo dhe Illaramendi, të cilët po ashtu kanë patur probleme fizike.

Këtij grupi mund t’i shtohet edhe Coentrao, i cili është prezantuar në qendrën stërvitore të Valdebebas me një problem në gjurin e djathtë dhe ende nuk mund të luajë. Në klubin merenges konstatojnë se kjo fazë parapërgatitore ka qenë më e pafat në këtë drejtim pasi në verën e kaluar vetëm Arbeloa, Pepe dhe Bale patën ndonjë problem fizik. Sic bëjnë të ditur mediat spanjolle Pepe do të jetë jashtë fushe për 3 javë, dhe në këtë mënyrë vihet seriozisht në dyshim prezenca e tij në ndeshjen debutuese të Realit në sezonin e ri të La Ligas, kundër Sporting Gijon.