Dëmtohet Omer Toprak nuk luan ndaj Kosovës

E publikuar: 08/11/2016 21:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

LEVERKUSEN, GERMANY – NOVEMBER 29: Oemer Toprak of Leverkusen reacts after the Bundesliga match between Bayer Leverkusen and FC Schalke 04 at BayArena on November 29, 2015 in Leverkusen, Germany. (Photo by Lars Baron/Bongarts/Getty Images)

Turqia nuk do të ketë në dispozicion një nga lojtarët e saj më të mirë në ndeshjen e kësaj të Shtune ndaj Kosovës. Në sfidën kualifikuese të Botërorit 2018 të vlefshme për për grupin I, trajneri Fatih Terim nuk do të ketë të gatshëm qëndërmbrojtësin Omer Toprak. Një lajm i keq ky për numrin 1 të stolit të Turqisë vetëm pak ditë përpara ndeshjes ndaj Kosovës. 27-vjecari i cili luan për Bayer Leverkusen në kampionatin gjerman ka pësuar një dëmtim muskulor. Lajmi për mungesën e Omer Toprak u bë i ditur nga federata turke e futbollit në faqen zyrtare.

Në komunikatën për shtyp institucioni më i lartë i futbollit njofton se për të mos përkeqësuar shëndetin e futbollistit, Omer Toprak-ut i është ndezur drita jeshile për tu larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar. 27-vjecari është një lojtar shumë i rëndësishëm për Turqinë teksa deri tani me përfaqësuesen numëron 24 ndeshje dhe 2 gola të realizuar. Në sfidën ndaj Kosovës që do të luhet të Shtunën në Antalia, Turqia gjithsesi do të mbështet te të tjerë lojtarë me peshë si Arda Turan, Burak Yilmaz, Hakan Calhanonglu, Selcuk Inan e Yunus Mali.