Katër vetura të EULEX-it janë dëmtuar mbrëmë rreth orës 00:30 në një parking të cilin e shfrytëzon ky mision në qytetin e Mitrovicës.
Policia ka bërë të ditur se nga hetimet në vendin e ngjarjes raportohet se dëmet e veturave që karakterizoheshin me gërvishtje dhe thyerje të dritave kishin ndodhur brenda hapësirave të parkingut të cilën ata e shfrytëzojnë për vetura zyrtare.
Rasti është iniciuar dhe po hetohet si “dëmtim prone”.