Dëmtimet te Brazili, Dunga merr Lucas Mouran

E publikuar: 01/06/2016 12:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Brazilit, Carlos Dunga ka thirrur me urgjencë dy lojtarë, sulmuesit e Psg Lucas Moura dhe portierin Gremios Marcelo Grohe, për të plotësuar vende bosh të lëna nga të dëmtuarit. Kështu lojtari i kampionëve të Frandës merr vendin e Rafinhas së Barcelonës, që nuk është stërvitur asnjë ditë që nga dita e para e grumbullimit për shkak të një shqetësimi muskular. E njëjta situatë edhe me portierin e Benfikës, Ederson, që pas tre ditësh në infermieri, e detyrua të dorëzohej dhe të kthehej në shtëpi.

Me dy ndryshimet e fundit shkon në katër numri i lojtarëve të zëvendësuar nga Dunga që nga grumbullimi i Selecaos për Kupën e Amerikës.

Më parë po për arsye dëmtimi Douglas Costa ia la vendin Rikardo Kakasë ndërsa për pozicionin e Ricardo Oliveras Dunga i besoi Jonas të Benfikës.

Brasili vijon përgatitjet në Kaliforni ku është grumbulluar që 23 qershori, ndërsa ndeshjen e parë të turneut do ta luajë të shtunën në stadiumin Rose Boël de Pasadena kundër Ecuadorit.

Selesao, që nuk ka mundur të bindë Barcelonës as për grumbullimin e Neymar, është shortuar në Grupin B, ku përvec Ekuadorit do të ketë gjithashtu si kundërshtarë Perunë dhe Haitin./ss/