Mesfushori i Chievos, i huazuar nga Juventus, Federico Mattiello ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen ndaj Romës.
Është vetëm 19 vjeçar, por duket se do të ketë probleme të mëdha në karrierën e tij.
Lojtari që ka filluar të impresionojë me paraqitjet e tij te Chievo, ka thyer këmbën në një duel me Radja Nainggolan, transmeton koha.net.
Bashkëlojtarët por edhe lojtarët kundërshtar janë shokuar me pamjet, madje disa nga lojtarët e Chievos janë parë me lot në sy.
Akoma nuk dihet saktë se sa do të mungojë ai.
KUJDES! Video dhe foto me pamje të rënda!