Sot bëhen 25 vjet nga protesta masive kundër regjimit të Millosheviqit e organizuar në Beograd. Kjo ishte protesta e parë masive kundër këtij regjimi mbajtur në vitin 1991 e cila nuk ishte shpërndarë shumë si ngjarje në opinionin publik, pasi që mediat e kontrolluara nga shteti nuk e raportuan fare.
Kjo ngjarje konsiderohet si shansi më i miri lëshuar i një lëvizje qytetare në historinë serbe për të krijuar një Serbi moderne.
Ishte Lëvizja për Ripërtëritjen Serbe e Vuk Drashkoviqit që i kishte thirr qytetarët të dalin në rrugë kundër një fushate parazgjedhore të organizuar në mënyrë jo demokratike nga regjimi atëhershëm. /lajmi.net/
https://www.youtube.com/watch?v=lGnTDtTeR54