Demolohen fotografitë e kandidatit të AAK-së (Foto)

E publikuar: 01/06/2017 18:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Rexhep Kadriu është shprehur i zhgënjyer lidhur me demolimin e posterëve të tij në Gjilan.

Kadriu,  me këtë rast ka bërë thirrje për një fushatë fer, të dinjitetshme dhe serioze.

Shkrimi i plotë i Kadriut:

Me hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore, une si kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan, i kam bërë thirrje si qytetarëve, aktivistëve, simpatizantëve e po ashtu edhe bashkëkonkurentëve, për një fushatë fer, të dinjitetshme dhe serioze, si e vetmja mundësi për të krijuar një standard të ri të të bërit fushatë. Si duket, është problem të arrihet të kapërcihet ky mentalitet i të bërit garë, që fatkeqësisht po na përcjellë ndër vite. Sot, nje dite pas vendosjes së posterave qe me perkasin mua, janë demoluar posterat e vendosur përgjatë rrugës së Market Viva, në drejtim të lagjës Arbëria.

I bëjë thirrje të gjitha partive garuese dhe kandidatëve për deputetë, që të respektojnë kodin zgjedhor dhe të ofrojnë programet e tyre për qeverisjen në Kosovë. Demolimi i fotografive të kandidatëve tanë, përpos që është shkelje ligjore, nuk ua rritë assesi përkrahjen. Andaj, sërisht iu bëjë thirrje gjithë pjesëmarrësve në zgjedhje, të mos bëjnë veprime të tilla që e shëmtojnë këtë proces zgjedhor. Rexhep Kadriu