Forcat e Armatosura të Kosovës do të arrijnë të marrin mandatin ushtarak në 2016-ën, ishte zotimi që dha kreu politik i FSK-së, Haki Demolli, i cili tha se për këtë ka marrë edhe zotimin e ministrave serbë të qeverisë Mustafa, raporton KTV.
Ministri Demolli madje deklaroi se kanë përafruar qëndrimet me minoritetin serb për të siguruar votat e tyre që FSK-ja të bëhet ushtri.
Në konferencën e fundit të këtij viti, Demolli nuk ka dashur që të tregojë se cilat janë ato koncesione që i janë premtuar serbëve në këmbim të votave të tyre, por ka siguruar se nuk do të ketë batalion monoetnik brenda Forcave të Armatosura.
Tutje ai ka deklaruar se do të vijë koha që të publikohen detajet e përafrimit dhe ka theksuar se situata aktuale politike ka shtyrë kohën e votimit të amendamenteve dhe ligjeve për shndërrimin e FSK-së në FAK në Kuvendin e Kosovës.