Demokrati i Dhomës së Përfaqësuesve: Kamala Harris mund të fitojë bindshëm nëse Joe Biden tërhiqet nga gara

E publikuar: 07/07/2024 19:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Adam Schiff (Foto: Getty Images)

Adam Schiff (Foto: Getty Images)

Adam Schiff, një demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve, i cili ka të ngjarë të bëhet senatori i ardhshëm i Kalifornisë në zgjedhjet e nëntorit, tha se mendon se Kamala Harris mund t’i fitonte zgjedhjet, nëse Joe Biden largohet nga gara, raporton The Guardian.

“Dhe ajo që unë mendoj se presidenti duhet të vendosë është, a mund t’i lërë mënjanë këto shqetësime? A mund t’i demonstrojë ai popullit amerikan se ajo që ndodhi në skenën e debatit ishte një lajthitje?”, tha Schiff në NBC News.

Duke iu referuar zëvendëspresidentes, Schiff tha: “Unë mendoj se ajo mund të fitojë shumë mirë, por përpara se ta marrim një vendim se kush tjetër duhet të jetë, presidenti duhet ta marrë një vendim nëse është ai që do të garojë”.

Ai shtoi: “Ose duhet të fitojë në mënyrë dërrmuese, ose duhet t’ia kalojë shtafetën dikujt që mundet”.