Demokratët iu marrin republikanëve një vend në Senat

E publikuar: 09/11/2016 03:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Demokratët kanë arritur të marrin një nga pesë vendet në Senatin amerikan që iu duhet për të fituar kontrollin nga republikanët mbi këtë institucion.
Demokratja, Tammy Duckworth ka arritur t’iu sigurojë një fitore më shumë partisë së saj duke e mundur senatorin republikan, Mark Kirk në Illinois.

Parashikimin për këtë e ka bërë rrjeti televiziv amerikan, CNN.

Momentalisht shumica në Senat kontrollohet nga republikanët të cilët kanë 54 ulëse, derisa demokratët kanë 46.

Krahas Senatit, edhe disa zona të Kongresit janë në garë për tu fituar, mirëpo republikanët janë të bindur se do e ruajnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve. Sidoqoftë, shumica e tyre parashihet të zvogëlohet edhe në këtë Kongres, transmeton Express.

Momentalisht janë 246 kongresmenë republikanë kundrejt 186 kongresmenëve kryesisht demokratë.

Fuqia e të dy dhomave të parlamentit amerikanë në teori kanë fuqi pothuajse të ngjashme, mirëpo në praktikë ata që fitojnë për Senat konsiderohen më të rëndësishëm pasi mandatin e kanë për 4 vjet më të gjatë se kongresmenët.

Përpos kësaj, Senatorët gjithashtu rregullisht konsiderohen si kandidat më serioz për president, kundrejt kongresmenëve.

Sidoqoftë kur vihet në pyetje fuqia politike e të dy dhomave të Parlamentit, të dy kanë fuqi që e plotësojnë njëra tjetrën.

Dhoma e përfaqësuesve apo kongresi kanë të drejtë të akuzojnë një zyrtar qeveritar, dhe vetëm Senati ka të drejtë të dënojë ata. /Express