
Kurti
Instituti suedez“IDEA” ka publikuar matjen e fundit të trendeve demokratike për shtete të ndryshme në kuadër të një raporti që quhet “Indekset e Gjendjes Globale të Demokracisë”.
Në këtë raport të publikuar, tregohet që në tre prej treguesëve kyç për të cilët janë bërë matjet, Përfaqësimi, Sundimi i Ligjit dhe Pjesëmarrja, Kosova ka shënuar një rënie të ndjeshme, sidomos tek pjesa e Sundimit të Ligjit.
Sa i përket treguesit të parë, Përfaqësimit, Kosova ka shënuar një rënie prej gjashtë pozitash, derisa tek pjesa e të Drejtave, Kosova për vitin 2024 ka një ngritje të lehtë prej dy pozitash.




















