Deminohet eksplozivi në xhamin e Drenasit (Foto)

E publikuar: 29/01/2016 16:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rreth orës 13:00, policia e Prishtinës ka marrë një telefonatë që e informonte mbi një send të dyshimtë në ambientet e brendshme të xhamisë së Drenasit.

Policia ka mbërritur mënjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka vendosur një perimetër sigurie.

Objekti i gjetur brenda xhamisë dyshohet të jetë lëndë shpërthyese, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë.

Forcat policore dhe ato xheniere ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërkohë që imami i xhamisë, Osman Musliu thotë se ata që kanë vendosur lëndën eksplozive në xhami janë profesionistë.