Demi: Si me President si pa President, PDK e çon vendin ne zgjedhje ne Fror, s’asht hera e pare qe mashtrohet LDK

E publikuar: 11/01/2016 21:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Gabimi i Qeverise ne keto muej asht qe po mundohet me u sjelle ne menyre normale ne situate jonormale”, tha i ftuemi i dyte ne Rrokum Roll Agron Demi, GAP.

“Na si qytetar s’jemi mesue me qendrue ne proteste ma shume se nji ore, edhe pse mesazhi i protestes ishte i qarte”, tha Demi.

“Ka forma te ndryshme te protestes qe jane ba kunder kesaj Qeverie”, shtoi ai.

Simbas tij, Qeveria pa marre reagime nga jashte (nderkombetaret) nuk interesohet per brengat e qytetareve.

E per Demin, zgidhja e vetme e kesaj situate jane zgjedhjet e jashtezakonshme.

E tue i kujtue deklaratat e Kryeministrit Mustafa, i cili i tregonte arsyet se pse LDK nuk mundet me qeverise bashk me PDK’n, Demi tha se “sot LDK asht ne ate pozite qe ka qene PDK para dy viteve, tue kerkue hise ne institucionet e organet e shtetit”.

Mueji Fror, asht mueji ku ka me u vendos zgjidhja e kesaj situate, vleresoi Demi.

“E nese zgjidhet Thaci President, Kadri Veseli asht kandidati kryesor per kryetar te PDK’s, mbasi ambiciet e tij jane ma te nalta ne krahasim me poziten qe e ka tash”, theksoi ai.

Tue i permend nji e nga nji situatat te cilat kane ndikue qe gjendja politike me ardh ne kete pozite qe asht, Demi tha se vendi rrezikon me shkue ne spirale te dhunes.

“Qeveria e Kosoves e ka humb moralin me vazhdue ne kete gjendje”, theksoi ai.

E nese ne raundin e pare nuk zgjidhet Thaci President dhe shkohet ne zgjedhje te jashtezakonshme, Demi tha se humbesi ma i madh asht LDK, e kete e tha tue u bazue ne sondazhe te ndryshme.

Per sjelljen e Policise ne diten e protestes, Demi tha se policia asht sjelle ne menyre profesionale.

 Ai i theksoi disa deklarata te t’arrestuemve te cilet kane thane se jane rrah e keqtrajtue ne stacionet e policise, e qysh tha Demi, duhet me u vertetue keto deklarata.